Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat ka nisur hetimet ndaj 5 shtetasve pasi akuzohen se kryenin aktivitete të paligjshme në Malin e Tomorit, duke nxjerrë gurë gëlqerorë.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se materialet janë referuar për shtetasit me inicialet I.L., 42 vjeç, banues në Poliçan, B.L., 43 vjeç, banues në Berat, C.Q., 41 vjeç, banues në Poliçan, A.B., 32 vjeç, banues në Çorovodë si dhe S.Q., 59 vjeç, banues në Tiranë.
Mësohet se në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar makineri, mjete dhe vegla pune që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti.
Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Punësim i paligjshëm”. /Lajmifundit.al