5-vjeçari telefonon policinë: “Më sillni një pice se jam i uritur” (foto)

Një djalosh 5-vjeçar mori shërbimin e emergjencave në Florida duke kërkuar që t’i sillnin një picë sepse ishte i uritur.

Departamenti i Policisë së Sanfordit njoftoi se iu kishte përgjigjur telefonatës dhe shkuan në shtëpinë e djaloshit për të parë kushtet në të cilat jetonte.

Oficerët e policisë takuan 5-vjeçarin dhe motrën e tij më të madhe e cila i siguroi autoritetet se ata janë mirë dhe se vëllai i saj i vogël e kishte telefonuar policinë pa dijeninë e saj.

Policët i treguan 5-vjeçarit se thirrja në 911 ishte vetëm për raste emergjente dhe më pas shkuan për të blerë një pica të madhe së bashku.

Loading...