5-vjeçarja bie nga kati i 5-të i pallatit në Torino , kalimtari bëhet ‘hero’ dhe e kap në ajër

Një 37-vjeçar në Torino është bërë heroi i ditës, teksa ka qëlluar në vendin dhe kohën e duhur, për të pritur në krahët e tij, një vajzë 5 vjeçare që ka rënë nga kati i 5-të i një pallati.

Mattia Aguzzi po kalonte në rrugë me të dashurën e tij kur pa vogëlushen të varur në ballkonin e pallatit në rrugën Nizza 389 në periferi të Torinos që u shkëput.

Ai vrapoi për ta kapur atë dhe zbuti shpejtësinë dhe forcën me të cilën vajza preku tokën.

5-vjeçarja, prindërit e së cilës ndodheshin në shtëpi në momentin kur ndodhi ngjarja, u transportua teksa ishte e vetëdijshme, në spitalin e fëmijëve Regina Margherita.

Loading...