50-vjetori i Akademisë/ Gledis Nano: Sistem arsimor policor sipas standardeve euroatlantike

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka qenë i pranishëm në Akademinë e Sigurisë me rastin e 50-vjetorit të krijimit të saj. Nano theksoi se objektivi i tyre është që ta përmirësojnë mësimdhënien në këtë akademi, në mënyrë që të dalin efektivë të kualifikuar.

“Për të përmbushur me sukses misionin dhe përgjegjësitë institucionale, Policia e Shtetit i ka vënë detyrë vetes të përmirësojë në vazhdimësi standardet dhe performancën e organizatës tonë, duke synuar në: Zhvillimin e një sistemi arsimor policor të bazuar në standardet e vendeve euroatlantike, i cili është i aftë për t’u dhënë shanse të barabarta të gjithë punonjësve të policisë; Aplikimin e një sistemi trajnimi të vazhduar, bazuar në parimin e të mësuarit gjatë gjithë jetës; Ndjekjen e ecurisë në karrierë nëpërmjet shkollimit dhe trajnimit; Kryerjen e trajnimit të vazhdueshëm profesional të punonjësve të Policisë në detyrë”,tha ndër të tjera Nano.

Loading...