Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Kosovë, ku një 56-vjeçar akuzohet se ka abuzuar seksualisht me mbesën e tij 18-vjeçare.
18-vjeçarja, e cila rezulton me probleme të shëndetit mendor, ishte raportuar si e zhdukur disa ditë më parë.
Ajo u gjet nga policia dy ditë më parë. Në dëshminë e saj në polici, ajo deklaroi se ka kryer marrëdhënie seksuale me xhaxhain e saj.
Avokati i 56-vjeçarit ka thënë se klienti i tij ka pranuar veprën, por ka thënë se gjithçka ka ndodhur me dëshirën e saj.
Ngjarja ka ndodhur në Gjakovë, ndërsa autori është arrestuar nga policia.
Njoftimi i policisë:
Me datë 12.02.2020, në ora 15:20, Policia në Gjakovë kanë arritur të gjejnë viktimën femër/ashkalike/kosovare, e moshës 18 vjeçare, e raportuar si e zhdukur me datë 02.02.2020. Viktima (person me të meta mendore), ka deklaruar se ka kryer marrëdhënie seksuale me axhën e saj të moshës 56-vjeçar”, ka deklaruar për mediat kosovare, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Podrimaj-Beqiraj.