56-vjeçarja hidhet nga kati i katërt,shpëton mrekullisht

Një grua ka mbetur e plagosur pasi është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 të qytetit të Korçës mëngjesin e sotëm.

Gruaja 56 vjeçe është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Burime nga spitali pohuan për gazetaren Lorena Kodra se pavarësisht dëmtimeve të shumta 56-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet se përse 56-vjeçarja ndërmori këtë veprim.

Loading...