Zbulimi i një numri të fshehur në njërën nga kartat e bixhozit është gjëja më e fundit virale në internet.
Numri i fshehur tetë në kartën me diamant ose të numrit 8 ka qenë diçka e fshehur pas gjithë kësaj kohe.
Një përdorues i Twitterit ka arritur ta identifikojë atë, duke publikuar një fotografi të kartës.
Përdoruesi i Twitter shkroi:
Çfarë moshe ishit kur e patë parë 8 në mes të 8 diamanteve?”
Në pamje të parë, karta shfaq vetëm tetë forma të vogla diamanti të kuq. Por kur shikon më pranë formës së bardhë mes diamanteve, një tjetër numër tetë bëhet qartë i dukshëm. Zbulimin për numrin tetë në kartë gjithashtu është bërë një mundësi për njerëzit që të ndajnë imazhe të tjera të fshehura në logot e njohura.
Për shembull, një përdorues në Twitter shpërndau një foto të logos Toblerone, e cila nga një perspektivë më e afërt rezultonte në një mal.
Ndërkaq, një tjetër vuri në dukje shigjetën nga A në Z në logon e kompanisë së njohur ‘Amazon’.