Punësimi në vend si një nga prioritetet e qeverisë, ka shënuar rritje ku vetëm në 7 ditë janë punësuar 584 persona.
Sipas statistikave nga Zyrat e Punës, rezulton se qarqet e Tiranës, Durrësit, Korçës dhe Vlorës kanë numrin më të madh të të punësuarve, falë zyrave të punës.
Shifra për periudhën 22-28 shkurt, të shpërndara sipas qarqeve të vendit:
Në qarkun e Beratit janë punësuar 10 persona, në Kuçovë 5 dhe Skrapar 1.
Në qarkun e Durrësit 45 persona nga këta në bashkinë Durrës 38, në Krujë 7. Në qarkun e Fierit 34 persona, në bashkinë Fier 1, Lushnjë 32 dhe Mallakastër 1.
Në qarkun e Korçës janë punësuar 50 persona, nga këta në Kolonjë 2, në Korçë 23, Devoll 4 dhe në Pogradec 21, ndërsa në qarkun e Dibrës janë punësuar 7, nga këta në Dibër 2, Mat 1 dhe Bulqizë 4.
Në qarkun e Elbasanit janë punësuar 41 persona, në bashkinë Elbasan 24, Gramsh 11, në Librazhd 3, në Peqin 3, në qarkun e Gjirokastrës 20, nga këta në bashkinë Gjirokastër 12 dhe në Tepelenë 8.
Ndërsa në qarkun e Kukësit janë punësuar 17, në Kukës 9, në Has 4 dhe Tropojë 4, në qarkun e Lezhës 19 gjithsej nga këta në Kurbin 8, Lezhë 6, në Mirditë 5. Në qarkun e Shkodrës 39 gjithsej nga këta në Malësinë e Madhe 14, në Shkodër 24 dhe Pukë 1.
Në qarkun e Tiranës janë punësuar 251 persona dhe në qarkun e Vlorës 45 persona, nga këta 35 në Vlorë, 3 në Delvinë dhe 7 në Sarandë.
Në qarkun e Tiranës janë punësuar 98 persona, 95 në Tiranë dhe 3 në Kavajë. Në qarkun e Vlorës 76 gjithsej, në Sarandë 5 dhe në Vlorë 71./k.s/ /a.g/