Konsumimi i 6 filxhanëve kafe në ditë, e zvogëlon rrezikun e zhvillimit të gurëve në tëmth në mënyre drastike, shkruan Dailymail transmeton Gazeta Express.
Konsumimi i tepërt i kafesë e zvogëlon shansin e prekjes nga ky problem për 23% në krahasim me ata persona që nuk konsumojnë fare kafe. Hulumtuesit kanë analizuar disa informacione të 104.500 personave, të cilët ishin vëzhguar për 13 vite me radhë. Ata kishin dhënë informacione rreth stilit të jetesës dhe analizave shëndetësore.
Hulumtuesit kanë krahasuar gjendjen shëndetësore n ë mes të personave që konsumojnë shumë kafe dhe atyre që nuk konsumojnë fare. Konsumimi i vetëm një filxhani kafe në ditë e zvogëlon rizikun nga gurët në tëmth për 3%, kurse konsumimi i 6 filxhanëve e zvogëlon këtë rrezik për 23%.
Gurët në tëmth janë një problem shë2ndetësor shumë i përhapur. Ata formohen nga disa kimikale në bilë dhe përmbajnë sasi të lartë të kolesterinës, kalciumit dhe disa qelizave të kuqe të gjakut. Ky çrregullim i prekë më së shumti personat, që konsumojmë ushqime me sasi të lartë të kolesterinës.
Ky studim ka pasur disa kufizime, prandaj nuk rekomandohet konsumimi i tepërt i kafesë tek të gjithë njerëzit, sidomos tek të rinjtë dhe gratë shtatzëna. /Gazeta Express