6 golat eleminuan Baselin nga kupa e Zvicrës, revoltohet Taulant Xhaka, sherr me lojtarin e skuadrës

Basel është eliminuar nga kupa e Zvicrës pasi u mund me 6 gola nga Winterthur, kjo ka tensionuar lojtarin shqiptar Taulant Xhaka. Ky i fundit ka pasur një grindje të fortë me qendërmbrojtësin Timm Klose. Është dëmtuar në gju dhe i është nënshtruar një operacioni dhe nuk ka mundur të jetë pjesë në lojë dhe sipas mediave vendase, me Xhakën në fushë, nuk do kishte përfunduar me këtë rezultat të turpshëm.
Ndërkohë, që disa fjalë se lojtarët e Basel duan të largojnë trajnerin Ciriaco Sforza, por kapiteni i skuadrës Valentino Stocker e ka hedhur poshtë diçka të tillë: “Ne vetëm mund t’u kërkojmë falje tifozëve, më vjen shumë keq për këtë që ndodhi. Nuk ka lidhje me trajnerin. Budallallek të na pyesni që luajtëm kundër trajnerit tonë. Kjo nuk ndodh në futboll. Ne duhet të luajmë mirë, por sigurisht që nuk humbim me qëllim. Nuk ka asnjë lidhje me trajnerin”, tha ai.

Loading...