Shtëpitë dhe vendet tona të punës duhet të jenë vende të sigurta, që të pushojmë dhe të krijojmë.
Të kesh një vend ku ndihesh rehat dhe i fuqizuar për të bërë atë që mndon se është e drejtë, është shumë e rëndësishme për shëndetin mendor dhe shpirtëror.
Vendi juaj i punës nuk duhet të jetë një qeli burgu, por një platformë ku të shprehni dhe krijoni.
Këto vende mund të marrin energj negative, ose ndonjëherë të krijojnë energji negative.
Kjo nuk është as produktive, as e shëndetshme. Më poshtë janë disa mënyra për të ruajtur hapësirën tuaj dhe të transformoni energjitë, sipas preferencave tuaja.
Duartrokitje me qëllim
Energjia mund të ngecë në qoshe, në rafte, mbi shkallë dhe kudo përreth jush. Që të fusësh jetë në hapësirën tënde, ec nëpër shtëpi për të nuhatur ku ka energji stanjative apo negative. Kur ndieni atë prani, përplasni duart dhe fokusohuni në formacione pozitivë dhe produktivë.
Krijoni hapësira për qëllime specifike
Duhet të përpiqeni që të ndani hapësirat tuaja në hapësira veprimi dhe qëllimi. Për shembull, dhoma juaj e gjumit është për të fjetur dhe pushuar, kështu që hiqni televizorët, tavolinat dhe cdo send tjetër që nuk ka lidhje me gjumin. Duhet të përpiqeni të specifikoni hapësirat, për të mbajtur sa më shumë energji të fokusuar në secilën prej tyre.
Digjni aromatizues
Shkoni në një dyqan shëndeti dhe blini disa prej shkopinjve me aromë. Sherebela në mënyrë të vecantë është shumë ë mirë për dëbimin e energjisë negative, shpirtërat dhe krijon energji pozitive. Lloje të ndryshme aromatikësh me djegie ndryshojnë energjitë negative në energji të ndryshme potenciale. Së pari hapni dyert dhe dritaret dhe përhapni aromatizuesin që digjet në secilën dhomë, korridor dhe përreth shtëpisë. Pas pak, ose kurdo që e mendoni si kohën e duhur, mbyllni dritaret dhe dyert. Ditën tjetër bëni t njëjtën gjë, por lërini mbyllur dyert dhe dritaret.
Mbajeni pastër
Nuk është e thënë të jetë pa njolla hapësira juaj, por kurrë nuk duhet të jetë e shpifur apo e paorganizuar për periudha të gjata. Kurrë mos lini enë të pista ose ushqime gjysmë të konsumuara kudo nëpër shtëpi. Rrëmua dhe zonat me pisllëqe organike thithin energjinë pozitive dhe krijojnë ndjesi kaosi.
Blini lule dhe vendosini kudo
Lulet jetojnë duke thithur toksinat në ajër dhe duke is hndërruar në ajër. Ato kanë nevojë vetëm për dritën e diellit dhe ujin për të prodhuar energji të shëndetshme dhe produktive. Sigurohuni që të pastroni gjethe të kalbura dhe degë të thyera. Nëse lulet tuaja thahen largojini menjëherë. Një lule e tharë do të jetë një pikë fokusi për negativitetin dhe do të konsumojë energjinë pozitive në ajër.
Ndryshoni, ndryshoni, ndryshoni
Lëvizni orenditë në shtëpinë tuaj një herë në muaj. Kjo do ju ndihmojë të shihni se cfarë gjërash ju nevojiten dhe cfarë gjërash nuk i përdorni. Hidhini ose dhurojini gjërat që nuk i doni. Gjërat e tepërta përthithin energjinë produktive apo pozitive. Teksa i lëvizni gjërat, luani me hapësirën dhe shihni se si secili rregulli i sjell dobi apo pengon pozitivitetin dhe produktivitetin e hapësirës tuaj./bota.al