6 mësime të vlefshme që na mësoi miqësia fëminore (foto)

Miqësia është një pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme, por edhe e evolucionit tonë si njerëz.

A nuk është e mrekullueshme të dimë se mund të mbështetemi diku në momentet tona të vështira ose të këndshme?

Një mik i vërtetë është i paçmueshëm. Sidoqoftë, ekzistojnë edhe ato miqësi fëminore që mbesin të gdhendura në mendjet tona për aq kohë sa jetojmë.

Disa kanë mbajtur deri në moshë madhore, të tjera e kanë mbyllur ciklin e tyre. Por në të dy rastet na kanë dhënë mësime të vlefshme. 

6 mësime të vlefshme që na mësoi miqësia fëminore.

1. Nuk ka rëndësi sasia, por cilësia është gjithçka. Numri i miqve që kemi është i pakuptimtë. Mund të kemi qindra miq, por pak janë të vërtetë. Në fëmijërinë tonë bënim lehtë miq, por kishim dobësi në shokun/shoqen tonë fëminore sa që kërkonim urgjentisht të takoheshim çdo ditë. Me të u rrëzuam dhe u goditëm, me të flinim pas një maratonë lojërash dhe së bashku shkonim pushime.

2. Shtëpia jonë është aty ku gjendet zemra jonë. Shtëpia nuk është gjithmonë një vend, madje as katër mure. Eshtë tingulli i këngës sonë të preferuar dhe të aromës së tortës së freskët të së Dielës në shtëpinë e shokut/shoqes tonë të fëmijërisë. Shtëpia është lagjia ku luanim çdo verë sikur të mos ekzistonte e nesërmja.

3. Familja nuk përcaktohet nga gjaku. Familja nuk është aq shumë ajo që mbartim në venat tona, aq sa njerëzit që na shoqërojnë gjatë jetës sonë. Familja nuk është gjithmonë vetëm mbiemri ynë. Janë mësimet dhe të njëjtat shenja që kemi në trupin tonë nga lodrat e pafund.

4. Besimi është i shtrenjtë. Edhe pse tani në në moshën madhore besimi është një çështje e vështirë, në fëmijërinë tonë ishte diçka e lehtë.

Mundet që fëmijët e tjerë të na ngacmonin, por gjithmonë e dinim se shoku ynë më i mirë i fëmijërisë do të ishte aty për të na mbështetur edhe me një vështrim. Aleanca ishte e sigurt dhe jeta e shkujdesur.

5. Mund të ndanim sekretet tona. Shokët e fëmijërisë gjithmonë ndajnë sekrete me njëri-tjetrin. Në atë kohë nuk kishte gënjeshtra të bardha, por as interesa. Kur ishim fëmijë, vështirë mbanim brenda nesh ndienjat tona edhe më të thella.

Përndryshe, shumë shpejt harroheshim dhe ajo që dukej e rëndë dhe e papërballueshme, para lojës dukej e pakuptimtë.

6. Mësuam si të falim dhe të kërkojmë falje. Jo, fëmijët e vegjël nuk i thonë shpesh “më fal” ose “të fal” njëri-tjetrit. Por kanë mënyrën më të ëmbël për t’jua shfaqur. Kjo për shkak se nuk e mbajnë mëri. Lojë dhe entuziasmi për jetën i bashkon. K.E

Loading...