Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar Kryetarin e PD, Lulzim Basha, teksa ka shpërndarë një video, ku shfaqet Basha duke thëne se 6 në 4 biznese nuk raportojnë fitim.
Sipas Ballës, i bie që Luli të ketë përfshirë edhe bizneset e Kosovës, sepse nuk dalin llogarit.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Qeshëm të gjithë kur tha 7×7=42
Qeshëm edhe më shumë kur tha se Skëndërbeu ngriti flamurin më 28 Nëntor 1944
Sot paska këputur edhe një tjetër.
6 në 4 biznese nuk raportojnë fitim. I bie të ketë përfshirë edhe bizneset e Kosovës, sepse nuk dalin llogaritë, o Lul!
Loading...