6-vjeçari thyen zemrat e shikuesve me pyetjen e tij të pafajshme/ Mamaja e tij: Kjo më dha të dridhura

Një nënë ka filmuar momentin emocionues kur djali i saj vetëm 6 vjeç e pyeti për protestat anti-raciste që po zhvillohen në mbarë botës që pas vdekjes së George Floyd në duart e policisë.

Mamaja, Anda, një stiliste që jeton në New York dhe Los Angeles, filmoi djalin e saj Julian kur ai e pyet me zë të lartë:

“Pse nuk po respektohen njerëzit me ngjyrë?”

Videoja e shpërndarë në Instagram nga Anda ka marrë një reagim të paparë, teksa momenti që të thyen zemrën është kur 6-vjeçari shprehet se do ta rrezikonte jetën për shokun e tij Miles, i cili është zezak.

Anda shkruan sipër videos:
“Kjo më dha të dridhura. Mund të lutemi që të sjellim dashuri dhe mirësi në këtë botë tashmë të dëmtuar thellësisht. E gjitha fillon që në fëmijëri.”

Njerëzit në komente e përshkruan Jualianin si një njeri me shpirt të madh dhe shumë të tjerë u përlotën nga sinqeriteti dhe përkujdesja e tij, përcjell Lajmi i Fundit.al.

Shpresojmë që Juliani të vazhdojë të jetë kureshtar dhe të bëhet pjesë e ndryshimit në shoqëri në të ardhmen.

Burimi: UNILAD

Loading...