Kjo është 6 vjeçarja e cila ka ndërruar jetë pasi u përplas nga një makinë në derë të shtëpisë, në rrugën “Ramë Sadria”, para 3 ditësh në Tiranë.
Sot Alban Guri, shoferi i makinës që përplasi të miturën do të dalë para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Babai i të miturës, Iljaz Petali i ka bërë asaj një dedikim prekës në rrjete sociale, ku shpreh dhimbjen që ndjen për humbjen e saj.
“Ah moj zemra babit ti, Ambra ime. Pse ike nga kjo jetë. Pse më le babin vetëm. Ma këpute zemrën o Ambra ime. Allahu te gradoft ne xhennet u rritsh e lumtur ashtu sic ishe ne këtë dynja. Ti ishe frymëzimi im. Do mbetesh gjithmonë ne zemrën time Ambra babit”, shkruan ai.
Sipas fqinjëve Guri pasi e ka përplasur të miturën është larguar nga vendi i ngjarjes por është arrestuar më pas nga policia.