Diskutimi ka nisur me buxhetin për Prokurorinë e Përgjithshme, ku drejtori i drejtorisë së financave, Luan Abazi, ka deklaruar se pritet të ketë ulje të buxhetit për këtë institucion, ashtu siç do t’i shkurtohen edhe 60 punonjës.
“Në zëra të veçantë jemi me ulje për vitin 2020. Për fondin e pagave është menduar që PP t’i shkurtohen 60 punonjës.
Ne nuk jemi dakord. Ka ulje ne zerin per masen operative.
Per investimevet kerkojme shtese dhe duhet negociuar, pasi shtesa shkon ne permiresimin e sistemeve dhe sidomos per sistemin e pergjimeve. Kerkesat te merren ne konsiderate qe te kete funksionim te mire te institucionit per vitin 2020”, ka thënë Abazi.
Ndërkohë, relatori për buxhetin 2020, Bashkim Fino, është shprehur se “Qendrimet e perfaqesursit te PP nuk qendrojne. Largimet me 60 veta behen se do shkojne per krijimin e SPAK”.
Abazi: Shkurtimi prej 60 vetash do ndikoje ne nr e prokuroreve.
Ulsi Manja: Nuk ndaj te njejtin mendim, pasi prokuroret e SPAK vijne nga brenda sistemit. Por nese do kete nevoje, KLP do kerkoje me teper prokurore, do e diskutojme. Çeshtja e prokuroreve eshte e mbyllur.