Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Fushë Mëzes të Kasharit në Tiranë.
Një burrë rreth 60 vjeç i ka dhënë fund jetës, duke u vetëhedhur nga kati i tetë i banesës ku jetonte. Policia thotë se grupi hetimor ka arritur në vendngjarje dhe po heton për këtë ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 16:00 në Fushë Mëzez Kashar, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 8-të i banesës një shtetas ende i paidentifikuar rreth 60 vjeç,i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e trupit të pajetë.
Loading...