61-vjeçari bie aksidentalisht në kanal dhe ndërron jetë, po vadiste tokën

Sot rreth orës 13:40, në fshatin Këmishtaj, Divjakë, shtetasi V. Xh., 61 vjeç, dyshohet se duke vaditur ka rënë aksidentalisht në kanal dhe për pasojë ka humbur jetën.
Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Loading...