68-vjecari gjendet i qëlluar me armë në banesë

Nje person eshte gjetur i vrarë në banesë mbremjen e sotme ne Diber.

Policia njoftoi se viktima eshte shtetasi Xheladin Mandri 68 vjeç.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Shumbat të Dibrës. Nga informacionet paraprake dihet se i moshuari jetonte i vetëm.

Ndërkohë Policia po kryen veprimet hetimore, dyshohet se mund të jetë vetëvrarë me armë automatike.

Policia ka bere me dije se arma është gjetur pranë trupit te viktimes.

Loading...