7 fëmijë hidhen në lumë që të shpëtonin shokun, mbyten të gjithë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Kinë ku tetë fëmijë janë mbytur në lumë. Ngjarja është bërë e ditur nga mediat kineze të cilat shkruajnë se fëmijët janë hedhur për të shpëtuar shokun e tyre që po mbytej duke shkaktuar një tragjedi.

Fëmijët të cilët ishin nga qyteti i Mixin ishin duke luajtur buzë lumit kur pa dashur njëri prej tyre bie brenda. 7 të tjerët u hodhën në lumë për ta shpëtuar por fatkeqësisht u mbytëm dhe ata.

Pëlumbarët kanë arritur të nxjerrin trupat e pajetë të fëmijëve. Fëmijët janë të moshës poshtë 14 vjeç. Ndërkohë ministria e Shëndetësisë në Kinë raporton se rreth 57 mijë njerëz mbytën në në të gjithë vendin.

(BalkanWeb)

Loading...