Gjenerata e re duket se ka tendencën të shkojë drejt mbipeshës dhe duke parë që sa vijmë dhe shëndoshemi, jo vetëm që na shqetëson dhe na mërzit, por gjithashtu mund të jetë një nga shkaqet kryesore për problemet tona shëndetësore.
Sipas hulumtimit t ë kohëve të fundit, mbipesha rrit rrezikun e humbjes së jetës parakohe.
Megjithatë, përgjigjja se përse po shtoni kilogramë më shumë seç ju duhen në të vërtet mund të gjendet në rutinën tuaj të mbrëmjes.
Nëse jeni të vetëdijshëm për arsyet e kilogramëve që po fitoni me shpejtësi, gjithkush nga ju mund të marr masa paraprake dhe të zgjedh ë një mënyrë m ë të shëndetshme jetese, për të evituar mbipesh ën dhe problemet shëndetësore.
Ne po ju listojmë disa nga gabimet që ju bëni para se të flini dhe arsyet pse po shtoni kilogramë, pa e vënë re fare:
GABIMI: Hani shumë n ë orët e vona të natës. Kjo nuk duhet bërë!
Të gjithë e dimë për rregullin se nuk duhet t ë ham ë më ushqim pas orës 6 pasdite, por kjo nuk na ndalon të hamë shumë ushqim në darkë dhe ta shkelim këtë rregull. Studimet tregojnë se ngr ënia vonë të çon në shtim në peshë.
Përveç kësaj, mund të rrisë nivelet e insulinës, nivelin e kolesterolit dhe të ndikojë negativisht në treguesit hormonalë.
GABIMI: Pirja e kafes në mbrëmje. As kjo nuk duhet bërë!
Pirja e kafesë në mbrëmje vonë jo vetëm që dëmton gjumin, por ju shkakton probleme edhe me tensionin. Kafja e fundit që mund të pini duhet të jetë 6 orë para se të flini.
Shkencëtarët lidhin konsumin e acidit klorogjenik, të gjetur në kafe, si një nga arsyet madhore e shëndoshjes kur konsumoni kafeinë natën vonë.
Mundohuni të zëvendësoni kafen me çaj bimor.
GABIMI: Ju nuk flini sa duhet. Truri dhe trupi juaj ka nevojë për më shumë gjumë
Një sasi e shëndetshme e gjumit është rreth 7-8 orë në natë dhe nëse do të flini më pak, trupi juaj do të shfaqë menjëherë shenjat e problemeve shëndetësore.
Studimet kanë vërtetuar se ekziston një lidhje midis fjetjes së pakët dhe ndryshimeve negative në metabolizmin tuaj.
Një faktor tjetër vendimtar mund të jetë fakti që mungesa gjumit çon në lodhje dhe, për rrjedhojë ju do të jeni më të fjetur dhe do të keni një jetë me pak ritëm dhe aktivitet fizik.
GABIMI: Mungesa e aktivitetit fizik. Duhet të shkoni në palestër apo më e pakta, të bëni ecje!
Ushtrimet dhe aktiviteti fizik luajnë një rol të rëndësishëm në humbjen e peshës, pasi rrisin metabolizmin dhe djegin kaloritë e tep ërta. Eshtë e domosdoshme të praktikoni edhe stërvitjen më të moderuar në baza ditore, kështu që nëse ecni rreth 15 minuta çdo ditë, do të digjni deri në 100 kalori.
GABIMI: Përdorimi i pajisjeve elektronike në mbrëmje është shumë i dëmshëm gjithashtu.
Studimet konfirmojnë se ju po fitoni në peshë dhe po bëni një gjumë të keq, pasi në mbrëmje vone po përdorni aparate elektronike që lëshojnë rreze t ë d ëmshme p ër ju.
Pajisjet elektronike, si celulari psh., ndërhyjnë negativisht në trupin tuaj, i cili shfaq probleme në prodhimin e melatoninës, e cila është një hormon përgjegjës për rregullimin e cikleve të gjumit.
Në vend që të navigoni përmes rrjeteve sociale para se të shkoni në shtrat, zgjidhni të lexoni një libër interesant ose të dëgjoni muzikë qetësuese, do t ë jen ë shum ë m ë efektive p ër sh ëndetin tuaj.
GABIMI: Ju e vendosni alarmin e orës shumë vonë, kur në fakt duhet të zgjoheni më herët!
Hulumtuesit thonë se njerëzit që janë të mësuar të zgjohen herët në mëngjes kanë indeks më të ulët të masës trupore, sesa ata që janë të mësuar të ngrihen pas orës 10 të mëngjesit.
Është vërtetuar se nëse do të dilni jashtë dhe do të merrni rrezet e para të diellit, ju do të jeni shumë herë më të shëndetshëm se sa ata që zgjohen vonë n ë m ëngjes.
Pra zgjohuni herët, thjesht zgjohuni herët dhe ecni.
Në ambientin ku jetoni, përdorni gjithmonë ngjyrat e duhura.
Ngjyra blu promovon relaksim dhe, prandaj, mund të flini më mirë. Ndërkohë, ngjyrat si të kuqe ose portokalli bëjnë të ndiheni më energjik dhe të uritur.