7 Marsi,kjo festë kombëtare e ka zanafillën 129 vjet më parë, më 7 mars 1887

7 Marsi është caktuar prej disa dekadash si dita e mësuesit.

Në të gjithë vendi çdo 7 mars, festohet.

Në këtë ditë institucionet arsimore organizojnë evente të ndryshme për mësuesit, ndërkohë që këta të fundit si një traditë e nisur para shumë vitesh, festojnë fillimisht me nxënësit e tyre.

Nxënësit u dhurojnë lule dhe çokollata në shenjë falenderimi dhe respekti atyre që i mësojnë ABC-në.

Kjo festë kombëtare e ka zanafillën 129 vjet më parë, më 7 mars 1887, pasi në Korçë u hap Mësonjëtorja e parë e shkollës shqipe.

Në këtë festë të 7 Marsit  shprehim mirënjohje për të gjithë mësuesit tanë që me shumë dashuri dhe durim na qëndrojnë pranë dhe na mësojnë.

“Edhe kur flokët do të na i mbulojnë thinjat,
Në mend do të sjellim një emën nderues,
Emnin e bukur porsi fëminija,
Emnin e thjeshtë e të madh: Mësues” -laberianews

Loading...