7-vjeçar ankohej se i dhimbnin nofullat – Dentistët i gjejnë 526 dhëmbë në gojë

Një djalë 7-vjeçar ankohej te prindërit se i dhimbnin nofullat kur hante bukë dhe përtypej. 

Kur shkoi tek dentisti u zbulua se kishte 526 dhëmbë brenda në gojë.

Djali ishte shtruar në një spital në Chennai të Indisë për shkak se kishte dhimbje të mëdha.

“Kur doktorët i bënë një grafi ata zbuluan një qese të mbushur me dhëmbë anormalë”, tha për CNN doktoreshë Prathiba Ramani, shefja e Patologjisë Orale dhe Maksilofaciale në Kolegjin dhe SpitalinStomatologjik Saveetha.

Fëmija iu nënshtrua një operacioni për të hequr dhëmbët muajin e kaluar. 

Doktorëve iu desh shumë kohë për të ekzaminuar secilin dhëmb përpara se ata të bënin publik zbulimin.

Loading...