Përfshirja e efektivëve të policisë në trafikun e drogës është një tjetër çështje që është komentuar nga gazetari Investigativ, Artan Hoxha.
Hoxha në fjalën e tij ka kujtuar se këtë të hënë bëhen 7 vite nga aksioni i policisë në Lazarat, ku për herë të parë autoritetet e sigurisë arritën që të merrnin në dorë fshatin e :kanabisit”.
Gazetari ndër të tjera ka rikthyer në vëmendje dhe çështjen e arrestimit të efektivit të forcave “Shqiponja” të Sarandës, Lavdosh Metaj, ku sipas tij kishte filluar që të fitonte territorin e trafikantëve të vërtetë.
Ndër të tjera ai thekson se rekrutimi i punonjësve të policisë në trafikun e narkotikëve është për shkak të pagës së ulët që ato kanë.
“7 vjet më parë ka përfunduar operacioni i Lazaratit. Dhe ajo që ra në sy ishte krijimi i një fuqi të madhe punëtorësh. Aty u panë hangar, ambiente thaje dhe përpunimi, u gjetën rreth 1 mijë ton kanabis i tharë dhe i bërë gati për treg por kokat e krimit në atë zonë nuk goditi kokat por ushtarët. Para shtatë vitesh në po të njëjtën kohë policia për herë të parë arriti që të futet në Lazarat. Sot kemi një tjetër situatë që të godasësh shtëpitë e barit është e rëndësishme bashkëpunimi me OSHEE dhe gjithashtu dhe zyrtarët e lartë lokal.
Lavdosh Metaj është një rast i cili është kapur së fundmi me një sasi prej 150 gr dhe ta përkthesh këtë sasi është një dorë e mirë parash pse rekrutohen punonjësit e shtetit është paga e ulët, kur e shikon se ka pandëshkueshmëri dhe të kesh një punonjës policie që shpërndan dhe përfiton në një qytet shumë të populluar turistik”, ka thënë gazetari.
Artan Hoxha në intervistën e tij në ABC ka folur gjithashtu edhe për plagosjen e biznesmenit një ditë më parë në Sarandë, ku veçon faktin se përfshirja në shitjen e lëndëve narkotike në ambjentet e lokaleve ku një rezervim kushton 100 euro është një ndër arsyet kryesore.
“Dje u plagos një nga biznesmenët e njohur në Sarandë, pasi nuk do e shesës drogën aty ku pihet droga por te lokalet me këngëtarë të mirë ku vetëm në pronotim mund të shkojë në 100 euro, janë kapur punonjës në transport po jo në të shpërndarjes. Në tiranë kemi raste po kjo tregon që për shkak të fuqisë monetare mund të rekrutojë dhe brenda shtetit, polici në Sarandë është goditur pasi po konkurronte trafikantët e vërtetë. Kapja e tij është e suksesshme dhe ka ardhur nga grupet kriminale, nga kjo formë krimi i organizuar mund të shtrihet në të gjithë territorin”, ka thënë ndër të tjera Hoxha