70-vjeçari fiton betejën ndaj koronavirusit,pas 4 javësh në terapi intensive

Pas 4 javësh në terapi intensive, një 70-vjeçar nga Kruja është shëruar nga koroanvirusi dhe do të kthehet në shtëpi.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Me anë të një statusi në ‘Facebook’ Manastirliu thekson se deri tani 30 pacientë të trajtuar në terapi intensive në spitalin infektiv, e kanë fituar betejën me sëmundjen.

MESAZHI I MANASTIRLIUT:

Çdo ditë stafi mjekësor i spitalit infektiv përballet me raste të reja të pacientëve që kanë nevojë për trajtim mjekësor, siç ka çdo ditë, pacientë që e fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm #COVID19!

Me punë të palodhur e përkushtim nga mjekët dhe infermierët, pas 4 javësh në terapi intensive, 70 vjeçari nga Kruja është shëruar dhe kthehet në shtëpi🙏🏼

Deri tani 3️⃣0️⃣ pacientë të trajtuar në terapi intensive në spitalin infektiv, e kanë fituar betejën me sëmundjen, falë trajtimit mjekësor dhe shërbimit të të gjithë ekipit të palodhur të #Infektivit🙏🏼

#KrenarePërEkipetMjekësore

Loading...