800 punëtorë të Rafinerisë së Ballshit në protestë – Dy muaj pa marrë pagat

Rreth 800 punonjës Uzinës së Përpunimit të Naftës në Ballsh kanë protestuar në mëngjesin e kësaj të hënë.

Protesta e punonjësve ka ardhur pas rreth 4 muajve të papunë dhe dy muaj pa marrë pagesat siç ju premtua nga administrator.

Uzina e Ballshit është ndalur prej katër muajsh dhe 800 punonjës janë të papunë prej fundit të shtatorit të këtij viti.

Uzina është ndalur si shkak i mungesës me furnizim me lëndë të parë nga kompania nxjerrëse e naftës “Bankers”, shkruna fax web .

Sipas punonjësve të Uzinës së Ballshit, punëtorët prej dy (tetor -nentor), muajsh nuk janë paguar me pagese prej afro 25 mijë lekë sikurse ju premtua nga administratoret për aq kohë sa do të mungonte lënda e parë.

Punëtoret kanë kërkuar ndërhyrje të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë për të ndërhyre dhe për të zgjidhur këtë problem. Për aq kohë sa punonjësit do të jenë të papunë dhe në këtë situatë ata janë shprehur se do të protestojnë.

Loading...