Ndonëse është 85 vjeç, por kjo nuk e ka penguar t’i rikthehet profesionit të tij si mjek në spital në Itali, ku nevoja është tepër e madhe.
Doktori Giampiero Giron dhe pse në pension, ai është rikthyer për të luftuar kundër koronavirusit duke u cilësuar krenaria italiane.
- Ai rikthehet nga pensioni për të shpëtuar të tjerët. A ka frikë? Përgjigja e tij ishte e thjeshtë dhe me një mesazh për të gjithë ‘Unë nuk do të kisha qenë kurrë një doktor po të më ndalonte frika. Unë u betova të isha një i tillë’.
Një gjest i tillë është i mjaftueshëm për të dhënë një shembull dhe për të ndezur dritën e shpresës në tunel.
Doktor Giron është anestezistë venecian në pension dhe sot ndodhet pranë pacientëve të infektuar me COVID-19 në frontin e luftës.
Veprimi i tij për të vijuar profesionin e tij deri sa të ketë jetë është një shembull për të gjithë kolegët e tij në të gjithë botën, për të ushtruar sot atë për të cilën janë betuar: Të shpëtojnë jetë njerëzish.