9 raste të reja në Vlorë, mbyllet fasoneria

Në Vlorë janë konfirmuar sot nëntë raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja janë 5 në një fasoneri dhe 4 të tjerë kontakte me të infektuar të mëparshëm.

Pas përhapjes së Covid-19 fasoneria është mbyllur sot për shkak se deri më tani janë konfirmuar aty 10 të infektuar. Ndërkaq, do të vijojë gjurmimi i kontakteve të personave që kanë punuar në fasoneri dhe të familjarëve të tyre.

Vlora u fut sërish në hartën Covid pak ditë më parë. Më 11 qershor Vlora shfaqi rastin e parë pas 3 muajsh, i cili ishte një bojaxhi që kishte punuar edhe në Himarë.

Dyshohet se ai e ka marrë virusin nga kontakti me një person nga Tirana. Ndërkohë, ky i fundit mendohet se “infektoi” për së dyti Vlorën

Ai dyshohet të jetë edhe shkaktari i përhapjes së virusit, pasi bashkëshortja e tij ka punuar në fasonerinë që u mbyll sot, duke e kthyer atë në një vatër të rrezikshme.

ISHP njoftoi sot për 52 raste të reja me koronavirus me një rritje të ndjeshme krahasuar me dje, ndërsa shifrat kanë qenë të larta gjatë gjithë javës së fundit.

Punonjës të fasonerisë (ata që u mbyllën) kanë dalë DJE në protestë para prefekturës për të hapur punën. Punonjësit e dalë në protestë janë shpërndarë nga policia, për shkak se janë të ndaluara grumbullimet e shumë personave. Duke lënë mënjanë frikën, punonjësit kanë kërkuar rikthimin në punë të tyre, pasi shprehen se kjo është e vetmja burim për të ardhurat e tyre, dhe për të mbajtur familjet me ushqim. Burime bëjnë me dije se të infektuarat janë 5 punonjëse femra, që nuk kanë lidhje familjare mes tyre.

Loading...