9 vendet ku njerëzit u kanë mbijetuar temperaturave nën -50 gradë celsius

Të jetosh në temperatura nën zero duket e pamundur, por njerëzit kanë arritur t’i përshtaten edhe klimave më të ftohta. Më poshtë do t’ju rendisin 9 vendet, ku shënohen temperaturat më të ulëta, por pavarësisht kësaj, aty jetojnë njerëz.

Në vendin e nëntë renditet qyteti Roros dhe ndodhet në Norvegji. Njihet si qyteti i minatorëve dhe aty temperaturat zbresin deri në -50 gradë celsius. Gjatë sezonit dimëror, në fshatrat e kësaj zone, siç është Karasjok, temperatura konstante shkon rreth -40 °C.

Në vendin e tetë renditet qyteti Dras. Ndodhet në Indi dhe për shkak të lartësisë mbidetare dhe pozitës gjeografike, gjatë dimrit temperatura më e ‘butë’ në Dras është -22 gradë celsius, ndërsa rekordi i shënuar -50 °C.

Në vendin e 7 renditet Lapland, rajon i cili ndodhet në Finlandë. Në këtë vend në vitin 1999 ishte regjistruar temperatura prej -51.5 gradë celsius, por është zonë mjaft e populluar.

Në vendin e gjashtë renditet Vuoggatjalme në Suedi. Temperatura më e ultë që është regjistruar ndonjëherë në Suedi është ajo -52.6 gradë celsius në Vuoggatjalme, një destinacion i popullarizuar turistik.

Në vendin e pestë renditet Riverside, Wyoming në SHBA. Një prej vendeve më të ftohta të banuara në pjesën kontinentale të SHBA-ve, ku në vitin 1933 ishte regjistruar temperatura -54.4 gradë celsius dhe aty jetojnë vetëm 52 banorë.

Në vendin e katërt, Alaska po në SHBA. Prospect Creek, në Alaskë, është një prej vendeve më të ftohta në SHBA dhe në botë, ku në vitin 1971 temperatura kishte zbritur në -62 gradë celsius.

Në vendin e tretë Snag, Yukon në Kanada. Vendi më i ftoftë i banuar në Kanada është Snag, në Yukon, ku në vitin 1947 temperatura kishte zbritur në -63 gradë celsius.

Në vendin e dytë Grenlanda. Mendohet nga të gjithë si vendi më ftohtë, por jo renditet në vendin e dytë. Në vitin 1954, në këtë vend-ishull, është regjistruar temperatura ekstreme -66.1 gradë celsius.

Dhe vendi më i ftohtë në botë ndodhet në Rusi. Verkhoyansk gjendet afër rrethit arktik, është një prej vendeve më të ftohta në botë i. Në vitin 1892, këtu ishte regjistruar temperatura ekstreme prej -69.8 gradë celsius. Në këtë vend dërgoheshin të përndjekurit politik gjatë regjimit komunist në Rusi.

Loading...