92% e grave pro mbylljes së basteve dhe lojërave të fatit

Gjatë një takimi të zhvilluar pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit me gra dhe vajza të këtij qyteti, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant balla deklaroi se 92% e grave e kanë mbështetur nismën për mbylljen e pikave të basteve dhe lojërave të fatit.

“E vërteta është që 92% e grave dhe nënave e kanë mbështetur këtë vendim që kemi marrë sot. Vëmendja jonë është tek familja dhe e kemi pasur këtë kërkese prej pjesës më të madhe të grave dhe nënave, për t’i dhënë fund kësaj mortje. Në fakt, funksionimi i këtyre lojërave të fatit na kishte shkatërruar vit pas viti me dhjetëra e mijëra familje”, – u shpreh Balla.

Më tej, deputeti socialist nuk harroi të dërgonte mesazhe drejt opozitës, duke deklaruar se Partia Socialiste ndryshon nga opozita, për shkak se ajo e para vëmendjen e ka që të luftoi krimin, ndryshe nga opozita.

“Pjesa më e madhe e pronareve të këtyre kompanive, ishin persona të dënuar për vepra të ndryshme kriminale. Ja ku ndahen ata që e kanë betejën me krimin, nga ata që krimin e kanë thjeshtë një alibi. Nuk është larg 2009-ta dhe se si Lulzim Basha nxori nga burgu kriminelët për intimidimin e qytetarëve të Elbasanit”, – përfundoi Balla.

Sipas Ballës, Partia Demokratike duhet të ishte e pranishme sot në Kuvend për të miratuar ligjin për mbylljen e basteve dhe lojërave të fatit, si një qëndrim për të mirën e vendit./atsh

Loading...