Si nisi sherri mes ish-kunetërve në Bathore/ ‘Pse m’i hodhe mbeturinat’

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e shtetases Jetimra Hasani nga kunati i saj, Agron Tanushi. Thuhet se kunata dhe kunati kishin konflikte të herë pas hershme dhe që të dyja palët ishin me urdhër mbrojtje.

Burime bëjnë me dije se konflikti mes tyre kishte nisur pasi ish-bashkëshorti i Hasanit kishte ikur emigrant në Greqi dhe vëllai i tij, Agroni, i kërkonte kunatës që të ikte nga shtëpia e tyre.
Ndërkohë, konflikti i sotëm mes autorit dhe viktimës ka nisur për mbeturinat, pasi Jetimra jetonte në katin e dytë, ndërsa Agroni në katin e parë të banesës, dhe ky i fundit mësohet t’i ketë kërkuar llogari pse i ka hedhur mbeturinat. Pas kësaj, ai ka marrë armën dhe e ka qëlluar për vdekje kunatën.

Ndërkohë i pyetur një prej fqinjëve të familjes, i cili i ka thënë se “Sot pashë një makinë duke ngarkuar plaçkat. Jetmira Hasani ka qenë e divorcuar prej disa vitesh. Ish-burri i Jetmirës ka qenë emigrant në Greqi. Prej vitesh kanë pasur konflikt pronësie”.

Loading...