Gjirokastër/ Të Shtunën protestë paqësore “Mjaft urrejtjes ndaj shqiptarëve” Pritet pjesëmarrje masive në sheshin “Çerciz Topulli”

Ditën e shtunë, dt. 8 dhjetor në orën 11.00 në sheshin “Çerciz Topulli” përpara kosnullatës greke në Gjirokastër

Nën moton “Zgjohu Shqiptar! Koha për të mbrojtur dinjitetin tend”, Lëvizja “Zgjohu Shqiptar” në bashkëpunim me shumë organizata të tjera ka organizuar një protestë paqësore. Protesta do të mbahet nga qytetarë të thjeshtë dhe pa ngjyrime politike. E theksojmë, qëllimi i kësaj proteste është që t’i ndalim vandalizmat ndaj shqiptarëve, por edhe të ndalohet fryma raciste ndaj kombit tonë apo edhe albanofobia.

18 vjeçari Marios Isak I vrarë me armë zjarri 2 ditë më parë, është shqiptari i katërt që vritet në Greqi brenda pak javësh. Pak ditë më parë u vra Altin Mullai nga policia greke, më pas Petrit Zifle I cili u ekzekutua në Korfuz nga një anëtar i Agimit të Artë pas një debati me të për minoritarin Kacifas që u vra në Gjirokastër, ndërsa një 35-vjeçar u gjet i pajetë në burgun e Trikalasë.

Këto janë vetëm rastet e fundit që tregojnë se viktimat shqiptare të racizmit grek sa vijnë dhe shtohen. Ndryshe nga Kostandinos Kacifas I cili qëlloi kundër policisë, këta emigrantë shqiptarë janë ekzekutuar qetësisht me vrasje të drejtpërdrejtë dhe jo shkëmbim zjarri me policinë.

JANË MBI 170 SHQIPTARË TË VRARË NË KËTO 20 VJET

Ndaj është momenti të ngrihemi për të mos lejuar më që shqiptarë të tjerë të vriten në Greqi dhe autoritetet greke të marrin të gjitha masat për të parandaluar ekstremistët atje të marrin jetë të tjera të pafajshme të vëllezërve shqiptarë që jetojnë e punojnë me sakrificë prej dekadash në Greqi.

Është momenti për të thënë MJAFT URREJTJES NDAJ SHQIPTARËVE!

Lëvizja “Zgjohu shqiptar” ju thërret në një protestë paqësore e qytetare ditën e shtunë, dt. 8 dhjetor në orën 11.00 në sheshin “Çerciz Topulli” përpara ambasadës greke në Gjirokastër.

Autobuzët do të jenë falas dhe nisja e tyre bëhet nga sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë, ora 04:30, për çdo qytetarë shqiptar që ndjen se duhet të ngrejë zërin e të tregojë patriotizmin dhe atdhedashurinë duke mbrojtur bashkëkombasit tanë në Greqi dhe jetët e pafajshme që rrezikohen nga ekstremizmi grek.

Asgjë nuk është e rastësishme, për vite me radhë ekstremistët grekë kanë punuar kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë. Ndaj duhet të jemi sa më të shumtë në numër dhe të gjithë bashkë mund të ngremë zërin fort kundër këtyre fushateve antishqiptare./ZgjohuShqiptar.info

Loading...