Kryeministri Edi Rama, ndodhet në një vizitë zyrtare në Greqi. Përmes një videoje të postuar në facebook, kryeministri ka ndarë pamje nga darka me homologun grek.
Takimi vjen në një moment kur debati publik në Shqipëri mbi çështjen e detit është mjaft i ndezur, pas deklaratave të kryeministrit Mitsotakis se Greqia do të zgjerohet nga 6 në 12 milje në Jon.
“Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë drejt shkëlqimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, shkruan Rama në facebook.
Postimi i plotë:
“Athinë – Një darkë e bukur me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, që ofroi përzemërsisht mikpritjen e tij. Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë drejt shkëlqimit të marrëdhënieve mes dy vendeve” shkruan Rama.