Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar për dy ngjarjet që tronditën kryeqytetin mbrëmjen e kësaj të marte.
Salianji vë theksin tek mungesa e sigurisë ndërsa shprehet se qeverisja është degraduar.
Me kryeministrin Edi Rama, sipas tij Shqipëria është kthyer në një vend të pasigurt për të jetuar.
Reagimi Salianjit:
Vrasje, larje hesapesh, drogë, trafiqe, korrupsion endemik, rendi dhe siguria përtokë, qeverisja ka degraduar!
Qeveria përkëdhel bandat dhe kamxhikon të varfërit!
Shqipëria me Edi Ramën është kthyer në një vend të pasigurt për të jetuar!
Loading...