Takimi me Mitsotakis, reagon Rama: Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me takimin që ka pasur mbrëmjen e djeshme me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis.

Rama ka publikuar edhe disa pamje nga takimi me Mitsotakis, ku shkruan se ky i fundit ofroi përzemërsisht mikpritjen e tij.
Më tej kryeministri shkruan se marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë drejt shkëlqimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Postimi i Ramës:

Athinë – Një darkë e bukur me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, që ofroi përzemërsisht mikpritjen e tij.

Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë drejt shkëlqimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Loading...