Makina e OSHEE përplaset ‘kokë më kokë’ me një tjetër mjet, 3 të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore.

Dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën. Në aksident janë përfshirë mjeti tip Benz 250 me atë të OSHEE-së.
Si pasojë e përplasjes, janë plagosur rëndë 3 persona.

Ndërkohë, në vendngjarje ndodhen forca të shumta të policisë dhe repartit zjarrëfikës.

Loading...