VLORË- 7 persona janë shoqëruar mëngjesin e sotëm si rezultati i një operacioni të kryer për droga të forta, kokainë.
Ky aksion blic është shtrirë në disa pika të ndryshme të Vlorës, ku në mbështetje të efektivëve të qytetit bregdetar kanë shkuar forca nga Tirana. Personat e shoqëruar janë mbajtur në vëzhgim prej disa javësh dhe më pas është bërë ndërhyrja për kapjen e tyre.
Ndërkohë, paralelisht me aksionin e mbrëmshëm, prej ditësh ka nisur një aksion Anti-Kanabis në lumin e Vlorës dhe të fshatrave të Bashkisë Selenicë. Burime nga Policia bëjnë me dije se patrullat nga ajri kanë evidentuar mbi 40 “njolla”, zona ku është kultivuar kanabis ku po punohet për asgjësimin e tyre.
Loading...