Covid-19 iu merr jetën katër pacientëve, raportohen 132 raste pozitive në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit katër pacientë nuk kanë mundur të fitojnë dot betejën me COVID-19 dhe janë shënuar 132 raste të reja pozitive.

Janë kryer në 24 orët e fundit 817 testime.
NJOFTIMI I MINSITRISE SE SHENDETESIE:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rikujton qytetarët se ndalohen të gjitha grumbullimet pasi janë burim i përhapjes së infeksionit, duke vënë në rrezik shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj.
Është shumë e rëndësishme që jo vetëm personat e konfirmuar pozitivë por edhe ata që janë të dyshuar apo janë në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi.
I bëjmë thirrje çdo qytetari të ruani distancën fizike, mbani maskën kudo në ambjente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet distanca si dhe duhet kujdes i shtuar për higjienën personale, të ruani distancimin fizik dhe higjienën personale.
Kjo është e vetmja mënyrë që të kufizojmë përhapjen e infeksionit. Sjellja individuale është përcaktuese në këtë betejë me COVID-19.
Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme.

Loading...