Parisi ka vendosur të mbyllën vendet turistike mes frikës së rritjes së dhunës së mëtejshme nga protestuesit anti-qeveritarë.
Në të gjithë Francën, 89.000 policë do të jenë në detyrë dhe automjetet e blinduara do vendosen në kryeqytet, njoftoi kryeministri Edouard Philippe.
Policia kërkoi që ditën e shtunë dyqanet dhe restorantet në Pallatin Elysee të mbyllen. Gjithashtu edhe disa muze.
Operatori i Kullës Eiffel tha se kërcënimi nga protestat e dhunshme bëri të pamundur sigurimin e “kushteve adekuate të sigurisë”.
Ndaj edhe Kulla e Eiffelit do të mbyllet.
Autoritetet e qytetit thonë se po rrisin mbrojtjen për monumentet e famshme pasi Arc de Triomphe u dëmtua javën e kaluar.
Ministri i Kulturës, Franck Riester tha se muzeumet e Louvre dhe Orsay, shtëpitë e operas dhe kompleksi Grand Palais janë ndër vendet që do të mbyllen.
Policia i kërkoi dyqaneve dhe restoranteve përgjatë Pallatit Elysee si edhe në rrugët e tjera tregtare të mëdha të qëndrojnë të mbyllura dhe të heqin çdo objekt jashtë si tavolina dhe karrige.
Paris përjetoi disa nga trazirat më të mëdha në dekada të shtunën e kaluar.
Një seri ndeshjesh futbolli janë shtyrë të shtunën (7 dhjetor) si Paris-Montpellier, Monako-Nice, Toulouse -Lyon, dhe Saint-Etienne -Marseille.
Qeveria raportoi se po heq dorë nga rritja e taksave të karburanteve, që shkaktoi edhe protestat masive.
Por pakënaqësia ndaj qeverisë është përhapur dhe protestat kanë shpërthyer mbi çështje të tjera.