Vetëm një javë më parë, Flori foli dhe u dha fund shumë pyetjeve që për shumë kohë qarkullonin në rrjet pas çdo kënge që ai ose bashkëpunëtorët e tij publikonin. Pak para se të këndonte “Plas” në Këngën Magjike, ai zgjodhi t’i bënte intervistë vetes dhe zgjodhi enkas ato pyetje për të cilat të gjithë ishin sy e veshë.
Po, është dashuruar prej vërteti dhe vetëm një herë. Jo, dashuria e vërtetë nuk ka pasur aspak të bëjë me shoë biz-in. Dedikimet?
Ah, edhe ato nuk kanë të bëjnë fare, por fare me ato që fliten prej kohësh. Siç tha edhe vetë Flori, nuk i shkruan tekstet për dikë a diçka në veçanti që ka lidhje me të personalisht: “Jeta ime nuk nisi dje dhe nuk do të përfundojë nesër. Kaq..” – tha dhe nuk deshi të diskutohet më për këtë.
Po “Plas”? Edhe pse i sqaroi të gjithë, sërish nuk shpëtoi, sepse gojët e liga ende nuk u mbyllën… “S’kena me u pa mo bashkë”, sikur i lidhi edhe një herë tjetër ata që e kanë ndjekur jetën profesionale dhe atë personale të Florit me një histori të shkuar.
Flori, edhe një herë tjetër, tha se nuk ia dedikon një njeriu të veçantë. Pyetjes nëse do të fitonte, kujt do t’ia dedikonte çmimin, ai përgjigjet (me diplomaci, siç di ai): “Nëse do fitoj? Por edhe nëse nuk fitoj, ia dedikoj dashurisë. Kujt t’ia dedikoj tjetër?”.
Mjaft më me dedikime. Flori shkruan dhe këndon për dashurinë, për dashurinë në përgjithësi. U kuptuam?, shkruan Class.
https://www.instagram.com/p/BrD9KNyHvgq/?utm_source=ig_embed