Ndërron jetë nga COVID-19 efektivi i policisë në Infektiv! 15 ditë më parë vdiq edhe i ati po nga koronavirusi

Një efektiv i policisë së shtetin Ilir Nerguti ka ndërruar jetë sot në mëngjes te Spitali Infektiv, ku ishte i shtruar prej 3 javësh, pasi ishte i infektuar me COVID-19.

Ilir Nerguti punonte në Policinë e Shtetit në drejtorinë e policisë së Tiranës.
15 ditë me parë, po në Spitalin Infektiv, ndërroi jetë nga Covid edhe babai i tij i moshuar, në moshën 82-vjeçare, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Loading...