Gjykata ka lënë në burg shtetasit Elvis Jaupaj dhe Jorin Llambro të akuzuar si pjese e grupit të strukturuar kriminal në trafikimin e drogërave të rënda në Shqipëri dhe Europë.
Shkalla e parë në Vlorë vendosi për të dy të akuzuarit ” Burg me afat 40 ditë”, deri në mbërritje të të gjithë fashikujve të hetimit nga autoritetet italiane.
Jaupaj dhe Llambro u arrestuan dje në Vlorë pas një aksioni ndërkombëtar antidroge te quajtur “Los Blancos” të shtrire në shumë shtete, ku u godit një organizate e madhe e krimit në fushën e trafikut të kokainës.
Hetimet kishin nisur 5 vite me parë nga Prokuroria e Firencës dhe janë finalizuar një ditë më parë me arrestimin e 10 shqiptarëve nga të cilët 5 në Shqipëri e të tjerët në shumë vende të Europës e deri në Dubai ku u kap edhe Eldi Dizdari.
Miliona euro iu sekuestruan grupit e po ashtu edhe tonelata me kokaine.
Grupi dyshohet se bazën e kishte në Ekuador ndërsa aktiviteti kryesor shtrihej në Itali dhe Holandë.