Presidenti Ilir Meta në lidhje me çështjen delikate të marrëveshjes së detit tha se ka dërguar një kërkesë zyrtare për detyrimet që ka presidenti për një çështje të tillë, por akoma nuk ka marrë një përgjigje.
Ai ka theksuar para gazetarëve se nuk mban qëndrime të dyfishta e as atë trefishta për ta minuar çështjen, por do të tregohet i sinqertë, pasi marrëdhëniet me fqinjët janë shumë të rëndësishme.
“Lidhur me çështjen që është shumë sensitive prej 12 vitesh, është një problem i ndjeshëm brenda vendit për historinë që dini, presidenti ka qenë gjithmonë koherent dhe bashkëpunues me qeverinë tonë. Presidenti në mënyrën më bashkëpunuese i ka plotësuar detyrimet e tij ka qenë bashkëpunues edhe nga pyetjet që shtrat ju. Kemi dërguar një kërkesë zyrtare për detyrimet që ka presidenti për një çështje të tillë dhe nuk kemi një përgjigje. Nuk kemi marrë një përgjigje. Presidenti asnjëherë nuk ka luajtur apo luan me çështje të tilla në marrëdhënie mes Greqisë dhe Shqipërisë, është koherent dhe qartë e parimor jo vetëm me çështjet tona, por me të gjithë partnerët tanë. Ju e dini që qëndrimi i presidentit është i qartë, të respektohet Gjykata Kushtetuese. Presidenti nuk mban qëndrime as atë dyfishta as të trefishta, kjo shpresoj të zgjidhet sa më shpejt që të jetë një burim vetëbesimi mes dy vendeve. Jo të minojë këtë marrëdhënie përmes qëndrimeve të pasinqerta. Për ne miqësia me Greqinë por edhe me të gjithë fqinjët e tjerë është shumë e rëndësishme e do të mbrohet e zhvillohet”, tha Presidenti.