Detaje nga sh erri mes dy familjeve që përfundoi me 1 vi ktimë në Durrës, shoqërohen 6 persona

Policia zbardhi detaje nga ngjarja e rëndë në Durres, ku babë e bir jane plagosur me arme zjarri, dhe si pasoje te plageve te marra njeri prej tyre ka nderruar jete ne spital.

Krimi ka ndodhur pranë Urës së Dajlanit ku Armando Baboçi, 39 vjeç dhe Erald Gjini 19-vjeçar, babë e bir kanë mbetur të plagosur pas një konflikti te castit me familjen Tatozi.

Nuk dihet ende nese ka pasur apo jo një konflikt te mëparshëm mes dy familjeve, ndërsa mesohet se janë banues në te njëjtën zonë të qytetit bregdetar.

Sipas policisë, sherri mes dy familjeve ka nisur me sende të forta, si shkop bejsbolli dhe karrige dhe më pas konflikti ka degjeneruar me përdorimin e armëve të zjarrit, ku për pasojë u regjistrua një viktimë dhe një i plagosur.

39-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, pasi kishte marrë një plumb në bark, ndërsa djali është plagosur në dorë dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Uniformat blu kanë shoqëruar 6 persona, te cilët dyshohen se jane te implikuar në ngjarje .

Loading...