Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur edhe një herë vendimin për ndryshimin e Kushtetutës dhe vendosjen e një rregulli të ri për organizimin e koalicioneve parazgjedhore.
Gjatë një interviste për median gjermane Deutsche Welle ai thekson se ky ishte vendimi i duhur në funksion të ambicies për të konsoliduar edhe më tutje procesin zgjedhor dhe procesin demokratik në Shqipëri.
Ai ka bërë të ditur se sa i përket paketës antishpifje, mazhoranca do të marrë në konsideratë rekomandimin e Komisionit të Venecias.
Kryeministri foli edhe për procesin e integrimit, duke bërë të ditur se pret që konferenca ndërqeveritare të mbahet në fund të këtij viti ose në vitin ardhshëm, por duke nënvizuar se kjo është pjesë e vendimarrjes dhe dinamikave të brendshme të BE-së.