Stuhia sub-tropikale “Ianos” ka goditur brigjet perëndimore të Greqisë. Shirat e rëmbyeshëm dhe era e fortë kanë shkaktuar jo vetëm dëme materiale por edhe viktima.
Mediat vendase bëjnë me dije se si pasojë e stuhisë ka humbur jetën një e moshuar në zonën e Farsalas afër Larisas dhe dy të tjerë janë shpallur të zhdukur në zonën e Kardicas.
Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje të energjisë në disa zona.
Loading...