1 milion pushues nga Kosova, shpëtuan sezonin turistik në Shqipëri

Shqiptarët e Kosovës vlerësohet se shpëtuan sezonin turistik mes pandemisë së koronavirusit, ndërsa po shtyjnë përtej verës.

Mbi 7 mijë persona hynë nga Morina vetëm mëngjesin e së shtunës, ku pjesa më e madhe kishin si destinacion bregdetin.
Shqiptarët e Kosovës vazhdojnë të mbajnë hapur sezonin turistik në Shqipëri përtej verës.

Ulja e temperaturave nuk u bë pengesë as këtë fundjavë për fluksin e pushuesve që ishte thuajse i ngjashëm me atë të javëve të kaluara.

Më shumë se 7 mijë qytetarë të Kosovës, në orët e mëngjesit të sotëm kaluan në doganë dhe destinacioni i tyre kryesor mbetet bregdeti.

”Në Durrës. Nuk ka mbaruar sezoni ende. E duam Shqipërinë, kemi edhe shtëpi në Durrës.”

Më të shumtët ishin për pushimin e fundjavës, por kishte edhe prej atyre që kanë zgjedhur vjeshtën për të pushuar në bregdet.

”Shëngjin, Velipojë, kemi ardhur me makinë për të shëtitur në Shqipëri.”

Për të shmangur radhët Policia kufitare në Morinë vijon të aplikojë proceduren e përshpejtuar.

”Nuk e di çfarë po bëjnë këto qeveritë, duhet të hiqen kufijtë.”

Turizmi patriotic ia doli të shpëtojë sezonin turistik mes pandemisë, ndërsa tashmë po e shtynn përtej muajve të verës!

800 mijë shqiptarë nga Kosova përllogaritet se hynë në Shqipëri përgjatë gushtit, ndërsa prej janarit numri i tyre shkon mbi 1 milion.

Loading...