Ambasada Shqiptare ne Greqi ka shperndare nje mesazh per emigrantet ne lidhje me terheqjen e pasaportave biometrike per te cilat eshte aplikuar deri ne fund te muajit te kaluar, gusht 2020.
NJOFTIM MBI TËRHEQJEN E DOKUMENTEVE BIOMETRIKË:
Të nderuar bashkëatdhetarë,
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ju njofton se kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat e Identitetit për aplikimet e kryera deri në datën 28 gusht 2020.
Sqarojmë se kryerja e tërheqjes së dokumenteve biometrikë mund të bëhet:
– Nëpërmjet paraqitjes personalisht në sportelin e shpërndarjes e
cila kryhet pranë Hyrjes Nr. 1 të Ambasadës, nga dita e hënë deri
të premten, ora 08:00-18:00.
– Nëpërmjet autorizimit të një personi të tretë, përmes deklaratës me përgjegjësi vulosur në KEP (Qëndra e Shërbimit të Qytetarëve).
Sjellim në vëmendjen tuaj se tërheqja e kartës së identitetit kërkon paraqitjen fizike të qytetarit pranë sportelit të shpërndarjes.