Pasi një gjimnazist rezultoi pozitiv me koronavirus në një nga shkollat e mesme në Gjirokastër, vjen reagimi nga ky institucion.
Mësohet se tashmë janë kryer testet për nxënësit dhe mësuesit që kanë dhënë mësim në klasën ku studionte 16-vjeçari.
Në sqarimin e saj, shkolla ‘Siri Shapllo’ bëri me dije se nxënësi është infektuar nga nëna e tij, e cila punon në një fasoneri, ku ka disa persona të infektuar.
NJOFTIMI I SHKOLLËS:
Për te sqaruar gjithe situaten.
Sot ne gjimnazin Siri Shapllo u konfirmua rasti i nje nxenesi pozitiv me covid-19.
Eshte tashme e konfirmuar se nxenesi eshte infektuar nga familjare te vet te konfirmuar pozitiv, perkatesisht e ema, punonjese fasonerie ku nje numer punonjesish jane infektuar me kete virus.
Me njoftimin e rastit, shkolla, stafi mjekesor prane shkolles, ne menyre te menjehershme, dergoi per te bere tamponin 16 nxenes te klases se nxenesit, dhe 7 mesues te cilet kishin zhvilluar mesim ne ate klase.
Procesi i tamponimit tashme eshte kryer. Dejtoria e shkolles dhe stafi mjekesor moren vendimin qe nxenesit dhe mesuesit e tamponuar nuk do te paraqiten ne institucion deri ne pergjigjen zyrtare te rezultatit te tamponimit.
Mjedisi fizik i klases u mbyll, u dezinfektua dhe per 3 dite nuk do te hyhet brenda tij.
Ne po ndjekim me rigorozitet zbatimin e protokollit shendetesor, dhe jemi ne kontakt te vazhdueshem dhe te panderprere me prinderit, dhe institucionet pergjegjese per ruajtjen e shendetit te nxenesve dhe mesuesve. ky eshte prioriteti yne.
Cdo veprim i yni, eshte rigorozisht konform protokollit shendetesor. Ne shprehim falenderimin per nxenesit tane te cilet jane shume bashkepunues, mirekuptues ne kete situate.