Këngëtarja e njohur nga Kosova Fjolla Morina, është nën arrest pasi u kap me një armë zjarri me 23 fishekë luftarakë, si dhe një pistoletë “çakmak”.
Arrestimi ndodhi në pikën kufitare të Morinës, ku Fjolla u arrestua së bashku me shoferin dhe një tjetër djalë që e shoqëronte, ndërkohë që çështja është në hetim e sipër.
Gjatë hetimit, ka dalë në dritë edhe një fakt tjetër për këngëtaren. Nga mediat, pretendohet se Fjolla është shtatzënë në muajin e dytë. Kjo është zbuluar pas kontrollit në spitalin e Kukësit nga mjeku gjinekolog.
Pas arrestimit, këngëtarja kishte kërkuar ndihmë mjekësore dhe pas saj është mësuar se këngëtarja është dy muajshe shtatzënë.
Dëshmia e Fjolla Morinës një ditë më parë në polici:
“Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam harruar aty, dhe sot e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë”, është shprehur ajo.
Armën ma ka bërë dhuratë dikush. Një miku im nga Gjermania, i cili sot nuk jeton më. Personat që ishin me mua në makinë nuk e dinin se unë kam pistoletë, pasi as vetë nuk e kam ditur se e kam në çantë pistoletën, e kisha harruar,” – ka thënë Morina në deklaratën e saj.
Policia sekuestroi edhe një pistoletë lodër si dhe ka arrestuar edhe dy personat e tjerë, të cilët po udhëtonin me të, përkatësisht F.M., 29 vjeç dhe F.S., 29 vjeç.
Kengetarja Fjolla Morina është një nga këngëtaret që ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e medieve rozë për jetën luksoze dhe videoklipet e shtrenjta.
Ajo është shfaqur në videoklipe edhe me armë zjarri apo veshje tejet ekstravagante. Më poshtë po ju sjellim disa foto, që tregojnë jetën mjaft luksoze të këngëtares.